Reagon Blushi për sondazhin: S’ka popull që voton 90 për qind për një qeveri

Aktualitet

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas sondazhit parazgjedhor të Tiranës të publikuar dje në Ora News nga IPR Marketing.

Përmes një statusi në “Facebook”  Blushi shfaqet skeptik për sondazhin, ndërsa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë. Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë.

LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5.

Mesazhi i Blushit
Pse LIBRA fiton zgjedhjet, jo sondazhet

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Çadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund t’i besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. Libra është rruga e re.