RECENSION MBI VĒLLIMIN POETIK “SHPIRT I PREMTUAR”

Kryesore Letersi

Nga RUDINA PAPAJANI/

Ismail Ibishi i lindur në vitin 1978 në fshatin Arnaqi të rrethinës së Shkupit, shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në fshatin Arnaqi „shkollën e mesme e kreu në gjimnazin” Zef Lush Marku” në Shkup dhe fakultetin filozofik dega e historisë në Universitetin Shtetēror të Tetovës.
Në Tetovë punon në shkollën e mesme “Saraj” si professor i lëndës së historisē, njohës i gjuhës dhe letërsisë franceze,meret me aktivitete shoqèrore përmes mediave etj. përmbledhjen poetike që e keni në dorë me titullin “Shpirtit tëPremtuar” është vepra e katërt e autorit. Vēllimi poetik “Shpirt i premtuar”ka njē pērputhje emocionale plot ndiesi ku harmonia e vargut jep mundēsinē e njē lidhje kohore.
Çdo poezi nuk mund tē ndahet nga poezia simotēr.
Tingujt e zemrēs sē autorit i pērngjasin njē sonete tē ēmbēl dashurie pēr Libertēn e tij.Nē çdo varg shihen sendimente gjendjesh gati nē mēnyrē magjike ku koshienca krijuese jep figurēn delikate tē dashurisē sē tij Libertē. Tē bie nē sy vargu i butē ,i brishtē me nota aty kētu me dhimbje ku metaforat dhe krahasimet i pērngjasin zejeve tē filigramit.
Thjeshtēsia e vargut dhe kompleksiteti shpalos programin poetik me njē autencitet tingēllues,transparent.
Brenga e tij pēr Libertën shihet si njē violinē shpirti me njē modul zanafillor ku hapēsira kohē nuk i lejon qē ata të jenē bashkē dhe kēshtu ritmi i jetēs sē tij pēson ulje-ngritje tamam si hapēsirat e ujērave tē kristalt që presin tē bashkohen nē shushurima valēsh jete.Poezia e Ismailit vjen si njē vokacion ndjenje ,pērkushtimi qē do tē dali mbi paradokset e kohēs pēr tu brumosur te pesha e mallit shkrirē kjo kaq bukur nē shiritin e artit poetik.Njē karakteristikē dalluese ēshtē konceptimi i tradicionales te poezia ku vargu gjallon me liri mendimi pēr tu rilindur nē oazin e dashurisē.
Poezitē janē portretizuar vetēm nē figurēn e dashurisē sē tij Libertē duke krijuar njē diskurs simbolik qē bēhet vijē shēnuese nē gjuhēn e pērdorur.
Dashuria e poetit ēshtē kaq e fuqishme saqë krijon te lexuesi njē magji tē pakontestueshme.Nē kētē vēllim poetik autori dhuron njē buqetē vargu tē dashurisē sē tij me njē gamē ndjenjash ,me njē forcē intesinale ,duke na dhēnē njē specifik estetike tē ndjenjēs nē veçanti.Kēto vargje dridhērimash lirike e veshin vargun me ngjyra tē gjalla ylberi duke na dhēnē sinqeritetin dhe vetērrëfimin personal tē autorit dhe duke treguar se jeta dhurohet bukur kur ke pranē atē qē do.Ismaili ka rrëmuar thellē nē shpirtin e tij duke na treguar se brenda zemrës ka dritē, shpresē, zē kumbues, vlerē jete qē marrin frymē nē emblemēn e dashurisē.
Sa shumē diell e ajēr tē pastēr ka nē kēto vargje melodie.Komplet vēllimi ēshtē instalim nē formē ditari ku idetē, fjalēt, forma dhe struktura vijnē tē kompozuara bukur nē pērmasat e zērit tē brendshēm.
Pra gjithē poezia e tij nuk ēshtē e mbartur por e pērjetuar kaq bukur si njē motivacion dhe kauzalitet tē njē poeti orgjinal shprehur kaq butēsisht me njē substancē poetike.
RECENSIONI -KORREKTIMI-REDAKTIMI NGA RUDINA PAPAJANI