Rikthehet dimri në Greqi : Shi, reshje bore dhe rënie të temperaturës

Greqi

Më konkretisht, sipas parashikimit të motit të meteo.gr, të Observatorit Kombëtar të Athinës, priten reshje shiu ndërsa reshje bore do të ketë në kontinentet malore dhe gjysmë malore. Dukuritë që do të lokalizohen kryesisht në kontinentet veriore, lindore, juglindore dhe në Kretë nga pasditja do të kufizohen vetëm në kontinentet malore.

Temperaturat në Maqedoninë Perëndimore do të lëvizin nga -2 deri në 6 gradë Celsius, në pjesën tjetër të Maqedonisë, në Traki, në Thesali, në Sterenë Lindore dhe në Peloponezin Lindor nga -2 deri në 10, në Epir nga 2 deri në 15 në Sterenë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor nga 5 deri në 15, në Ishujt Jon nga 5 deri në 14, në ishujt e Egjeut Verior dhe Lindor nga 2 deri në 10, në Ciklada nga 5 deri në 11, në Dodekanez nga 7 deri në 13. kurse në Kretë nga 8 deri në 15 gradë Celsius . Vihet re se minimumi pritet në fund të periudhës njëzet e katër orëshe.

Erërat në Egje do të fryjnë nga veriu në verilindje me drejtime 4 me 6 dhe lokalisht deri në 7 bofor. Në Jon do të fryjë erë nga lindja 3 me 5 dhe lokalisht deri në 6 Bofor.

Në Atikë priten vranësira, e cila herë pas here do të jetë e dendur. Do të fryjë erë nga veriu 4 deri në 6 bofort. Temperatura në qendër të Athinës do të lëvizë nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet në fund të njëzetekatërorëshit.

Në prefekturën e Selanikut priten kohë pas kohe reshje shiu ndërsa në zonat malore dhe gjysmë malore do të ketë reshje bore. Sidomos për qendrën e Selanikut ka mundësi të ketë shi deri në mëngjes. Era do të fryjë nga drejtimi i lindjes 2 deri në 4 bafortë por nga mëngjesi do të ndryshojë 3 bafortë. Temperaturat në qendër të Selanikut do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet në fund të njëzetekatërorëshit.