Rritje e kërcënimit të varfërisë, mbi 109 milion njerëz në BE

Aktualitet

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për përqindjen e qytetarëve në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social në vendet anëtare të BE-së, në 2018, mbi 109 milion njerëz në BE ishin në prag të varfërisë ose përjashtimit social. Kjo përfaqëson 21.7% të popullsisë së përgjithshme në vendet e BE – në vitin 2017 shifra ishte 25%. Greqia është në vendin e tretë pas Bullgarisë dhe Rumanisë. Në Bullgari kjo shifër është 32.8% dhe në Rumani 32.5%, ndërsa Gjermania me 18.7%.

Analiza e të dhënave tregon gjithashtu se 11% e banorëve të BE-së me arsim të lartë janë në rrezik të varfërisë. Greqia është veçanërisht negativ në këtë fushë, me 17%, ndërsa normat më të ulëta janë në Republikën Çeke dhe Maltë me 4%.

Sa i përket të papunëve, 80% e tyre në Gjermani përballen me rrezikun e varfërisë, që është niveli më i lartë, me mesataren evropiane në 65%.

Një tjetër gjetje interesante nga sondazhi është se 28% e qytetarëve evropianë nuk janë në gjendje të paguajnë për një javë pushimesh në vit, me Rumaninë që ka nivelin më të lartë me 59% dhe Suedinë më të ulëtin me 10%.