PS kërkon të mblidhet konferenca e kryetarëve. Ruçi nga foltorja e kuvendit i flet troç Metës: O të zgjedhim presidentin o të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të dojnë i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave.
U takon juve si forcë politike që jeni vendosur si intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër.
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi mban fjalën
“Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë. Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shuëm dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.
Si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën. Mendoni për një çast ta kishin bërë këtë me palën tonë kundërshtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast jo vetëm të thellohen por të mos pranohen asnjë ndërmjetësim. Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike
Ju në tavolinë u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin absurde.
Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet pas seancës së zakonshme parlamentare që mblidhet në orën 10:00.
Për zgjedhjen e prsindetit kërkohet shumicë e cilësuar me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.
Ndërkohë Kuvendi ka ezauruar pa asnjë emër dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit.
Deri tani nuk është dhënë asnjë emër as nga mazhoranca, e cila thotë se po pret opozitën, por as nga kjo e fundit, e cila ndodhet prej 68 ditësht në protestë dhe bojkot parlamentar.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha propozoi që zgjedhjen e Presidentit t’ia lërë në dorë popullit.