Sa shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke që nga 2012 deri më sot

Greqi

Që nga viti 2011 edhe kur Greqia miratoi ligjin për dhënien e nënshtetësisë, më shumë se 50.000 sh tetas të vendeve të treta kanë aplikuar për tu bërë qytatrë grekë me proçesin e natyralizimit, raporton televizioni shqiptar TRIBUNA në Greqi.

Kjo rezulton nga statistikat e sekretariatit të nënshtetësisë që përfshin periudhën 2012-2019, kur janë aplikuar 48.724 aplikime. Mbështetur në aplikimet zyrtare rezulton se nga ky numër aplikimesh gati gjysma e tyre, ose 26.181 e kanë marrë nënshtetësinë deri më 31 dhjetor 2022.

Gjithmonë në bazë të statistikave 63% të përfituesve janë shtetas shqiptarë, që do të thotë se me politografisi e kanë përfituar 16.884 shqiptarë. Nga ana tjetër është shtatëfish më i madh numri i atyre që kanë marrë nënshtetësinë në bazë të lindjes apo të arsimimit në Greqi.
Në këtë kategori përfshihen 136.725 të mitur dhe të rinj, këru 89.69%, ose 8.160 janë shqiptarë, që do të thotë se 98.931 qytetarë të rinjë grekë i kanë prindërit e tyre shqiptarë, njëkohësisht kanë edhe shtetësinë shqiptare.

Që nga viti 2011 deri në vitin 2022, e kanë marrë nënshtetësinë greke 115.815 shqiptarë.