Saimir Tahiri jashtë qelisë/ Edi Rama reagon për herë të parë: Ky vend duhet të….

Aktualitet Kryesore

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në kuadër të turit falenderues, në Tiranë, ka folur për vendosjen e zyrtarëve të korruptuar para drejtësisë dhe tha se kjo ka qenë zgjedhja e qeverisjes së tij, që kush shkel ligjin të marrë përgjegjësinë.

Më tej, Rama shtoi se qeveria e tij ka zgjedhur atë rrugë dhe se nuk bën kompromis me asnjë. Më pas, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, kometoi dhe lirimin nga qelia e burgut të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, teksa tha se “drejtesia është e barabartë për të gjithë”.

“Ne kemi zgjedhur rrugën që nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka kompromis me askënd dhe natyrisht unë e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që mbaron shpejt, jo e dy apo tre mandateve, por rrugë që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Dhe sigurisht që është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithcka. Ne duhet që paralelisht të jemi të angazhuar të bëjmë cmos që ata njerëz që marrin një detyrë, ta dini ca po marrin, apo ata që e kanë një detyrë të mos kërkojnë të marrin mbi detyrën”, tha Rama.