Salvini përshëndet emigrantët shqiptarë: Janë vëllezërit dhe motrat e mia

Rajoni

Dhjetëra mijëra mbështetës të lëvizjes antipopuliste “Sardelet” pushtuan qytetin e Bolonjës duke protestuar kundër dhunës dhe fashizmit që sipas tyre po tenton të sjellë Mateo Salvini. Aktivistët e përqendruan aksionin në qytetin veri lindor, ku të dielën do të mbahen zgjedhjet rajonale të cilat pritet ti japin fund hegjemonisë 75-vjeçare të të majtëve.

Lëvizja e formuar nëntorin e kaluar synon të shërbejë si kundërpeshë ndaj mesazheve përçarëse të ultradjathtistit Salvini, i cili po përdor pështjellimin popullor për të fituar pikë me tema si emigrantët, taksat e larta dhe mungesa e sigurisë në vend.

Sondazhet e fundit nxjerrin me rezultate të barabarta kandidatët e Salvinit dhe ata demokratë.

“Kokën lart, Emilia-Romanja, kokën lart, me kurajë, me krenari, me vlerat e punës, familjes dhe respektit, le të ngrihemi për fitore dhe ta çojmë në shtëpi Partinë Demokratike një herë e përgjithmonë,” deklaroi në fundjavë Mateo Salvini para mijëra simpatizantëve. Ai gjithashtu përshëndeti edhe emigrantët shqiptarë.


MATEO SALVINI

KRYETAR I PARTISE “LIDHJA E VERIUT”

“Ata që kanë
MATEO SALVINI

 
KRYETAR I PARTISE “LIDHJA E VERIUT”
 
“Ata që kanë ardhur nga larg me dokumenta të rregullta dhe paguajnë taksa gëzojnë respektin tim, janë vëllezërit dhe motrat e mia. Të rrojë komuniteti i emigrantëve të rregullt.”
 
Salvini po përballet edhe me akuzën se refuzoi të lejojë zbarkimin në vend të 131 emigrantëve të shpëtuar në det në muajin korrik. Nëse parlamenti voton për ta dërguar çështjen në gjykatë, një dënim i mundshëm do e largonte atë nga skena politike. ardhur nga larg me dokumenta të rregullta dhe paguajnë taksa gëzojnë respektin tim, janë vëllezërit dhe motrat e mia. Të rrojë komuniteti i emigrantëve të rregullt.”

Salvini po përballet edhe me akuzën se refuzoi të lejojë zbarkimin në vend të 131 emigrantëve të shpëtuar në det në muajin korrik. Nëse parlamenti voton për ta dërguar çështjen në gjykatë, një dënim i mundshëm do e largonte atë nga skena politike./Vizionplus/