Rishihni paketën antishpífje”, BE “shuplakè” qeverisë

Aktualitet

Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë që të pranojë rekomandimet nga Këshilli i Evropës për paketën anti/shpifje dhe të bëjë rregullime në të.

Zëdhënësja Ana Pisero ka deklaruar se qeveria duhet të shfrytëzojë shansin e dhënë nga presidenti Ilir Meta duke kthyer mbrapsht ligjin për të reflektuar ndryshime.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetèsimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar.

Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero.

Miratimi i paketës anti/shpifje ngjalli një debat të madh, ku gazetarët u pozicionuan kundèr këtij ligji pasi sipas tyre, rikthen diktåkturèn në vend. Por pavarësisht kundërshtive, mazhoranca e kaloi atë në Parlament në seancën e fundit plenare të vitit të kaluar