Historia e trafikut të drogës nga Shqipëria prej shqiptarëve duket se është zhvendosur edhe në biseda të atyre që konsiderohen si shkrimtarët dhe mentarët antimafia. Është Roberto Saviano ai i cili sërish ka folur për Shqipërinë dhe zhvillimin e trafikut të drogës që kryhet nga ne dhe që përdor Mesdheun për të shkuar në Europë.
Saviano duke u ndaluar te një ide e hedhur në fakt prej kohësh për vendin tonë, ai arrin të anashkalojë mafien e vendit të tij nga ky trafik, ndërkohë që pretendon se shteti islamik sponsorizohet nga paratë e kanabisit që kultivohet në vendon tonë. I konsideruari si njeriu që është marrë në mbrojtje nga Italia, pasi lufton mafien prej më shumë se 10 vitesh, Saviano në një intervistë të dhënë për Euronews ka treguar se kishte informacion se në Shqipëri shteti islamik, (Kalifati) që me sa duket Saviano nuk ia di kuptimin termit të përdorur, ka gjetur një mundësi për të bërë para dhe për të investuar në mjete lufte.
Në rrëfimin e tij më shumë se 15 minuta, Saviano ka folur për mafien ndërkombëtare, duke e futur vendin tonë si një mundësi kalimi të heroinës që vjen nga Afganistani, po ashtu edhe të kultivimit të drogës për llogari të ISIS. Po ashtu Saviano ka folur edhe për devijimin e mafies tek brezi i ri, duke hequr një paralele të frikshme mes të rinjve që aderojnë në rangjet mafioze me ata që kryejnë akte terroriste, pasi Saviano thekson se në atë moshë, pra diku mes 18-25 vjeç janë të gatshëm të vdesin. Nëse kalojnë atë moshë, pa u futur në qarqet e mafies, pasi Saviano këtu i referohet mafies napolitane aktuale.
Saviano për Shqipërinë
Shkrimtari italian, Roberto Saviano, i cili është i njohur për denoncimet dhe raportimet e tij mbi mafien italiane, i cili jeton në fshehtësi dhe mbrojtje speciale për shkak të kërcënimit me vrasje nga ana e mafies, ka folur gjatë në lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. Në këtë rrëfim ai ka deklaruar se marijuana e kultivuar në Shqipëri, është një burim fitimi edhe për Shtetin Islamik. Ky pohim nuk bëhet për herë të parë. Duke folur për këtë temë, Saviano ka thënë se: “Të gjitha gomonet që kalojnë Mesdheun menaxhohen nga kartelet, por jo nga kartelet italiane siç mendojnë të gjithë. Mafia nuk ka gisht në këtë trafik. Janë grupet turke, libiane dhe libaneze që kanë investuar në trafikimin e njerëzve dhe Evropa nuk ka as idenë më të vogël për këtë zhvillim.
Kartelet që menaxhuan mbërritjen e sirianëve në Evropë janë të gjitha pjesë e mafies turke, e cila është e njëjta mafie që menaxhon heroinën që vjen nga Afganistani. Shteti Islamik (SHI), Kalifati, për shembull, ka tre burime kryesore fitimi, të gjitha nga aktivitete kriminale: shantazhi ndaj bizneseve, kontrabanda e naftës dhe kontrabanda e veprave të artit. Burimi i katërt është droga-katagoni që është një lloj meta-amfetamine, ose marijuana që SHI (Shteti Islamik) kultivon në Shqipëri. Ne kemi zgjedhur të mos thellohemi shumë në kuptimin e situatës dhe ta lexojmë atë në mënyrë sipërfaqësore si një përplasje qytetërimesh, kur në fakt kemi të bëjmë me një përplasje mes grupeve kriminale”, ka deklaruar Saviano.