Sekretari i OMONIA-s: Kemi provat filmike të rrëmbimit të Fredi Belerit!

Aktualitet

Sekretari i organizatës “OMONIA” Marin Suli tha në emisionin Now në Euronews Albania se arrestimi i Fredi Belerit u bë përmes një dosjeje të shpikur 2 ditë para zgjedhjeve.

Ai u shpreh se OMONIA disponon prova filmike të atij që e quajti rrëmbim të Belerit nga efektivë që nuk kishin uniformë policie.

Gara për bashkinë e Himarës ishte një garë shumë e bukur, kjo ndoshta edhe për arsye të ngjarjes që ndodhi me dosjen që i shpikën. Ditën e enjte, tre ditë para zgjedhjeve, vijnë e arrestojnë. Kemi të gjitha provat filmike, e rrëmbejnë sikur të ishte i fundit i kësaj historie. Kemi prova, nuk ishin me uniforma, ishin me kapuça e të gjitha. Kanë prodhuar një letër ku thonë është arrestuar në kushtet e flagrancës, ai ka qenë duke dalë nga restoranti me njerëz të stafit të vet”, tha Suli.