SHBA e BE: Poshtërim i popullit shqiptar, zbuluam tre kandidatë të ikriminuar

Korrupsion

ambasadori ne focus-1“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar”. Kështu janë shprehur për BIRN, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në Parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

 

Një kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

Burimi: VOAL