Shqipëri – Armeni, filloi shitja e biletave

Sporti

kombetarja joneFederata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Armeni, e cila do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena” në datën 29 Mars, ora 18:00. Pikat e shitjes së biletave do të jenë pranë biletarisë së Stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë biletarise së Stadiumit “Elbasan Arena”.

Biletat shiten gjithashtu edhe në online që prej më shumë së dy javësh.

 Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:

Tribunat C2, G2                                 = 1.000 leke

 Tribunat C1, C3, G1                           = 1.500 leke

 Tribunat D, F                                     = 2.000 leke

 Tribuna E                                           = 3.000 leke

 Tribunat B1, B5                                  = 6.000 leke

 Tribunat B2, B4, A1, A4                      = 8.000 leke

 Tribuna B3                                         = 10.000 leke

FSHF-ja njofton të gjithë tifozët Stadiumi “Elbasan Arena” se është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave, si dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë. Keto jane masa qe FSHF ndermerr ne mbrojtje te tifozeve dhe per te ndaluar te gjithe abuzuesit e mundshem. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF te cilat jane: prane biletarise ne Stadiumin Qemal Stafa, Tirane, prane biletarise se stadiumit Elbasan Arena dhe online faqen zyrtare te FSHF ne linkun e meposhtem: