Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë

Aktualitet

“Shqipëria, perlë mesdhetare. Një nga 12 destinacionet që duhet vizituar këtë verë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane CNN.

Shqipëria, perlë mesdhetare. Një nga 12 destinacionet që duhet vizituar këtë verë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane CNN.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar artikullin dhe shkruan se CNN e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

Artikulli i CNN

Sipas CNN, Shqipëria është perlë mesdhetare që ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia këtë verë, thotë Joao Donadel, një këshillues udhëtimesh. Në përshkrim fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.