Shpëtim ZINXHIRIA / E papranueshme për vendin tonë, por ja që ndodh. Janullatos i vendosur i ka kërkuar pesë herë shtetit shqiptar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, ndërsa presidentët Alia, Mejdani, Moisiu, Berisha, Topi ja kanë refuzuar , por sytë Janullatos i ka kthyer nga presidenti i gjashtë z. Nishani. Një gjë që nuk i shkon përshta një vendi që kërkon të integrohet në familjen europiane. Por a do të ketë kurajon dhe deshirën presidenti Bujar Nishani për ti dhënë fund nje herë e mirë ketij poblemi, apo duhet pritur presidenti i ardhshëm ?
Pjesa më e madhe e popullit shqiptar nuk do të dëshironte që në krye të Kishës shqiptare të jetë një klerik grek, ashtu sikundër nuk do të dëshironte asnjë grek që në krye të Kishës së tyre të ishte një klerik shqiptar. Po megjithatë kleriku Janullatos i ka kërkuar pesë herë shtetit shqiptar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, ndërsa presidentët Alia, Mejdani, Moisiu, Berisha dhe Topi ja kanë refuzuar këtë kërkesë. Janullatos ka një shpresë të vetme tek presidenti Bujar Nishani, pasi ai përbën një nga klerikët e vetëm deri më sot që nuk ka marrë nënshtetësi në vendet ku shërbejnë. Po mesa duket edhe presidenti aktual do te kete nje refuzim nga ana e tij, edehe pse arsyet e refuzimit asnjëherë nuk janë bërë publike.
Jo pak herë peshkopi grek dhe njëkohësisht Arqipeshkopi i Shqipërisë z. Janullatos u ka kërkuar autoriteteve përkatëse nënshtetësinë shqiptare, për të forcuar dhe siguruar postin e tij si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale, si edhe për peshkopët e tjerë grekë, që do vijonin më pas në postin e tij. Dihet që Kryepeshkopi i Shqipërisë z. Janullatos kishte kërkuar më pare edhe mbështetjen e ish kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, për të ndërhyrë pranë qeverisë shqiptare, për marrjen e nënshtetësisë. Që në fillim, ai është pritur me reagime nga pjesa më e madhe e popullit dhe kjo ishte më se e logjikshme, duke pasur parasysh se greket kërkonin të merrnin në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, ku ja arritën edhe qëllimit me ndihmën e pushtetit të asaj kohe.
Kanë kaluar 25 vjet nga ardhja e tij në Tiranë dhe sot kleriku grek është ende në pritje, edhe pse gjatë kësaj kohe autoritetet shqiptare kanë hedhur poshtë deri tani kërkesën e tij, duke mos bërë publike edhe arsyen e mosdhënies nga ana e tyre.
Kleriku grek përbën një figure publike për fenë ortodokse në Shqipëri, si i tillë do ishte e mira që kjo pjesë e popullsisë sot dhe mbarë populli shqiptarë të mësonte arsyen, duke pasur parasysh se në Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 500 mijë familje shqiptare.
Mësohet se një nga arsyet e zvarritjes dhe mos legalizimit të emigrantëve tanë në Greqi është pikërisht mosdhënia e nënshtetësisë shqiptare klerikut grek Janullatos.
Pesë presidentët e Shqipërisë nuk kanë firmosur për dhënien e nënshtetësisë
I pari ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia nuk pati dëshirë të firmosë dokumentin e nënshtetësisë për klerikun grek të porsa ardhur më 1991 në vendin tonë me fjalët: “Jam një zëvendës, eksark me një detyrë të përkohshme”. Por koha si një barometer më i mirë tregoi se këto fjalë të z. Janullatos dolën të pavërteta.
Më pas edhe ish-President Rexhep Mejdani nuk e firmosi dekretin. Po të njëjtin veprim ka kryer edhe ish-Presidenti Alfred Mojsiu, Sali Berisha, dhe Bamir Topi, në një kohë që pritet vendimi i presidentit Bujar Nishani
25 vjet në pritje
Kleriku Janullatos, që prej 25 vjetësh është ende në pritje për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Lind pyetja: Përse kjo këmbëngulje kaq e madhe nga ana e tij, kur atë nuk e pengon asnjë të bëj çfarë të dojë dhe kur të dojë në tokën shqiptare?
Përse kërkoi mbështetjen e klerikëve shqiptarë në Amerikë dhe kryeministrit grek Karamanli?
Cilat janë arsyet dhe provat që çojnë politikën shqiptare në refuzimin e nënshtetësisë?
A mund të dëmtohet seriozisht politika, themelet e demokracisë në Shqipëri nga Peshkopi grek Janullatos?
Sot, po ashtu, presidenti i Shqipërisë në largim të mandatit do të refuzojë përsëri të firmose kërkesën për nënshtetësi shqiptare të Peshkopit grek , apo do t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtij problemi? Kjo ndodh në një kohë kur figura e personalitetit të Janullatos në krahasim me klerikët e tjerë në Greqi është më i madh, me i respektueshëm të një niveli të lartë njerëzor.
Po të vështrojmë pak me larg me qetësi dhe pa nacionalitëm do të shohim se feja ortodokse greke është shtrirë pothuajse në çdo vend të rruzullit tokësor, përfshi këtu edhe vendet afrikane, por me një ndryshim pasi atje as nuk është diskutuar dhënia apo marrja e nënshtetësisë.
Qeveria shqiptare është i vetmi vend demokratik që mund të ndërpresë marrëdhëniet e peshkopit në qoftë se puna e tij paraqet një rrezik kombëtar. Po sa punë mund të prishë Shqipërisë dhënia e nënshtetësisë së klerikut grek, në një kohë kur edhe pa marrjen e nënshtetësisë ai punon dhe jeton i pa shqetësuar nga askënd.
Një fakt është se asnjë nuk mund të mohojë punën e Peshkopit në Shqipëri.
Dëshira e tij e madhe për të punuar në këtë fushë ka lënë gjurmë të pamohueshme. Peshkopi po kryen të njëjtin mision fetar. A duhet të trembemi nga prezenca e tij në Shqipëri në dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në një kohë kur Greqia i ka marrë Shqipërisë çfarë ka dashur?.
Cilat janë arsyet dhe provat që mund të çojnë politikën shqiptare në refuzimin e nënshtetësisë?
Dikush me të drejtë mund të pyesë: Përse kjo frike kaq e madhe nga një njeri, në një kohë kur në Greqi jetojnë dhe punojnë 700 mijë shqiptarë?
A duhet të presë Shqipëria legalizimin e qindra e mijërave emigrantë shqiptarë në Greqi, në një kohë kur ka frikë të japë nënshtetësinë një kleriku grek, ku “de facto” e ka marre.
Mos vallë kemi të bëjmë me një hipokrizi shqiptare, në një kohë që me mijra shqiptarë kanë marrë ne vendin fqinjë nënshtetësinë greke.