Shqiptarët meritojnë liritë themelore dhe barazinë si çdo maqedonas.

806

arbeni portretARBEN MALAJ / Një reagim pa emocione të tepruara. Zhvillimet në Maqedoni po tregojne se keq-qeverisja dhe zhvillimi i disbalancuar ekonomik e social midis zonave dhe etnive të ndryshme, prodhojne cënime të lirive themelore, të liris së fjalës, së lirive politike dhe të lirive ekonomike.

Cënimi i tyre prodhon pabarazi, prodhon varfëri, ushqen reagimet dhe përballjet publike.

Protesta e përbashket pavarësisht etnike, qendrimi human i popullatës së maqedonase ndaj ngjarjeve të Kumanovës, krejt i kundër nga pikpamja humane me qeveritaret maqedonas, janë faktorë të rinj pozitive në zhvillimet sociale dhe politike të Maqedonisë. Ky është njëkohsisht një asset pozitiv për levizje të reja politike, i cili mund të rritet vetëm duke zvogluar çdo dispropocion në raport me liritë themelore dhe zhvillimin ekonomik të çdo zone dhe etnie në Maqedoni. Armiqtë të përbashkët – cënimi i lirive ekonomike e politike po inspirojnë përgjegjësi të përbashkëta të maqedonasve dhe shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë të gjitha liritë themelore dhe barazine e mundësive për zhvillimim dhe propseritet si çdo maqedonas.arbeni -1

Nga ana tjetër shumë maqedonas po ndërgjegjësohen se disbalancimi i lirive themelore dhe ai në nivelet e zhvillimit ekonomik midis tyre dhe shqiptarëve, prodhon kriza ekonomike, sociale dhe politike, të cilat i paguajnë edhe ata vetë.

Solidariteti në protestat e fundit midis shqiptareve dhe maqedonasve është një zhvillim i ri pozitiv që duhet materializuar në projekte politike dhe ekonomike që me prioritete, objektiva dhe projekte zhvillimi konkrete dhe të monitorueshëm. Rritjen e lirive themelore dhe zbutja e dispropocioneve të zhvillimit është jetike sidomos për vëndet e vogla dhe me përberje etnike të ndryshme.