Të uritur për moralitet !

971

VLADIMIR DURAJ  /  Nisur nga lajmet e përhapura, sidomos në facebook për heqjen e bustit të Skenderbeut gjatë vizitës së presidentit Erdvladimiri -portretogani, bëra një status kritik në përgjithësi dhe ndaj presidentit në veçanti. Ne moment hidhet një foto me pamje nga konferenca për shtyp e dy presidenteve, ku në sfond dukej busti i heroit tonë kombëtar, Skenderbeut, fakt ky që zhvleresonte dhe hidhte poshtë pa ekuivok statusin tim. Flak për flak, edhe unë, shkruaj 5-6 rreshta në linjën e kërkimit të ndjesës dhe përgenjështrimit të statusit të mëparshëm.Këto 5-6 rreshta u vlerësuan me më shumë pëlqime se shumë statuse me “peshë” të hedhur nga unë, dhe a e dini përse ndodhi kështu ?

Sepse njerëzia janë të uritur për “moralitet”, sepse ata e kërkojnë “moralin” nder ne, e mezipresin dhe vleresojnë atë kur ç’faqet, kudo e tek kushdo. Sëmundja më e rëndë që ka zënë vendin tonë nuk janë varfëria dhe qeverisja e keqe, por Amoraliteti, mungesa e turpit dhe “s’kuqjes së fytyrës “Ndjesa për një lajm apo deklarim të pasaktë është virtyt, është vlerë dhe tregues i “pasteriisë” së kritikës.

Kritika nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Nuk duhet kërkuar dhe krijuar atje ku nuk “ngjit” dhe në këto kushte ajo shërben si ilaç, shërbyer me dashuri nga infermieri apo doktori i radhës. Por ne kemi 25 vite Demokraci ku Amoraliteti është ulur këmbëkryq, ku i ka zënë frymën keqas Moralit. Dhe kjo dukuri Është më e dukshme dhe shumë më e dëmshme tek politikanët tanë, zotërit e vërtet të vendit në Demokraci. Ata shpifin, abuzojnë, manipulojnë dhe gjithçka e konsiderojnë normale, nuk tërhiqen, turpërohen apo s’kuqen kur vertëtohet se nuk qëndron ajo që thanë.

Politikanët tanë të këtyre 25 viteve nuk s’kuqen apo zverdhen kur flasin e kërkojnë pushtet në zgjedhjet e radhës, ata i japin bisedës drejtim manipuliv e abuziv, thua se po bisedojnë me nje tuf injorantësh, duke harruar që mangësia ndër ne, popullit të thjeshtë, është mos artikulimi elokuent (siç e kanë disa politikanë) dhe jo të kuptuarit maxhor.

Kështu, kur del Erion Veliaj dhe Edi Rama në takime me votuesit dhe thonë se drejtimi i duhur (të cilin e duan të gjithë ) është vota për ASHE-ne, a nuk trëmben se mos votuesit bëjnë megjithmënd siç thonë ata dhe keshtu votimet do të na japin një fitore 100% per ta?

E po qe se ndodh kështu, a nuk cënohet demokracia, bazë e së cilës është bipolitika ?

bashkia 1-1

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë që kjo nuk ndodh, po ashtru e dinë që edhe ç’thonë nuk është e moralshme, e justifikojn sjelljen e këtillë me terrenin ku luajnël, me qasjen e kundërshtarit. E vërtet është që majtas e djathtas e kanë flakur tej e shkelur me këmb Moralin. Por ju pretendoni të jini “ndryshe”,të rilindni vendin, gje që s’mund të ndodh nëse nuk rilind Morali.Të thuash që e djathta e vërtetë, përfaqësuar nga Topi e Idrizi, po bashkohet me Rilindjen për shkak të “drejtimit të duhur” është manipulim dhe i trashë biles.

Të thuash në ç’do takim se Halim Kosova nuk ka moral  të kandidojë, sepse për katër vite nuk kanë bërë asgjë për Tiranën, është  abuzim, një abuzim me faktin që Halim Kosova në këto katër vite nuk ka asnjë përgjegjësi për Tiranën. Përgjegjësia për Tiranën është e Berishës dhe Ramës,Veliajt dhe Bashës, por jo e Halimit, e megjithatë Erioni e thekson këtë fakt në ç’do takim. A nuk është abuzim me të vërtetën kjo? A nuk është tallje me inteligjencën qytetare? A nuk është e pa moralshme? Ah po! Morali ka ikur në drejtim të paditur ?

Jo miq! -Nuk ka ikur, është brenda nesh, mjaft ta ngacmojmë e do të shperthej si ilaç produktiv në damarët e shoqërisë.

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: