Shqiptarit të paralizuar në burg i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet.

Greqi


Në burgun Koridallos vdes një i huaj, ndërsa një shqiptarit i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet

35-vjeçari shqiptar ndodhet i sëmurë në burgun Koridallos dhe gjithnjë atij i nevojiten ilaçe për hollimin e gjakut.
I revoltuar shqiptari tregon se nuk ka asnjë mundësi që të paguajë ilaçet në burg, pasi eshte i semurë me paralizë dhe nuk mund të punojë.
Por…
Gjithashtu dje ka humbur jetën një 63-vjeçar me origjinë bullgare. Me pranga ne duar ai eshte dërguar ne spital jashtë burgut po është kthyer menjëherë pasi mjekët i thanë që nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar.
Në mesin e natës atë e zënë dhimbjet dhe përsëri i prangosur shkon ne spital dhe ku lë frymën e fundit.
Burgu Koridallo është një nga burgjet më me shumë probleme ku dhe numri më i madh i shqiptarve ndodhet në godinën “D”. Theksohet se në këtë burg kanë vdekur dhe shumë shqiptarë.