Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, peshëngritësi Ymer Pampuri. Ish-kampioni Olimpik dhe i botës në stilin e forcës dhe legjenda e peshëngritjes.
“Herkuli” i vogël, la gjurmë historie në Olimpiaden e Mynihut në vitin 1972, duke ngritur flamurin shqiptar si kampion olimpik me 127.5 kg. Nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar me peshën 120 kilogramë. Në 1972 Ymer Pampuri do të përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Evropian që u organizua në Rumani ishin në përgjithësi sportistë dhe trajnerë pa përvojë të madhe. Shqipëria prezantohej aty për herë të parë.
U shpall nënkampion me peshën 125 kilogram, e njëjtë me atë të vendit të parë, por mandej pesha trupore bëri diferencën. Në të njëjtin vit merr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvilloheshin në qytetin e Mynihut.
Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.
Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i 1981. Ai heq dorë përfundimisht nga sporti që i kishte dhuruar aq shumë emocione për disa vjet radhazi dhe u rikthye në mjediset e Cirkut të Tiranës, aty ku do të dilte në pension në moshën 50-vjeçare