Sizmologu grek Zelenti nxjerr “bllof” Presidentin dhe qeverinë shqiptare

Greqi

Pse u keq interpretuan fjalët e Akis Zelenti për një tërmet në Shqipëri dhe pse nuk u morën masa seriozisht nga qeveria shqiptare …?

Deklaratat e Presidentit shqiptar Ilir Meta që kishin shkaktuar një ndjesi në vendin fqinj dhe kishin alarmuar autoritetet kompetente dhe qeverinë shqiptare për tërmetin e afërt katastrofik. Deklaratat specifike të Presidentit Meta u bazuan në parashikimet e sizmologut grek Akis Zelentis pas termetit 5.8 rihter që ra në Tiranë. Po që nga ajo kohë e deri më sot askush nuk mori për bazë parashikimet e sizmologut grek, por vetëm u keqintepretuan nga politika shqiptare.

Sot Sizmologu grek Zelentis ka folur në lidhje me termetin e sotëm në Zougla.gr, duke theksuar se, “ Që të jemi serioz kisha paralajmëruar për një tërmet katastrofik që pritej të ndodhë në Ballkan me magnitutë 6.2 Rihter që mund të ketë 100 herë më shumë energji se ai i Parinthës. Këtë deklaratë e morën shqiptarët, si dhe del presidenti i vendit duke më identifikuar me emër se Zelentis tha që do të ndodhë Katastrofë në Shqipëri. Atehere termeti që ra ishte 5.8 Rihter në Shqipëri. Unë i pyetur nga media shqiptare u thashë se Shqipëria që nga 1926 nuk ka dhënë termetë të fortë. Zona ku ra termeti 5.8 Rihter në Tiranë është  një zonë e rrezikshme dhe besoj se ka një rrezik katastrofik për Tiranën. Nuk thashë ndonjë premtim por bera nje parashikim”, perfundon sizmologu grek