Tërmetet, reagon Lleshaj: I vetmi ngushëllim për tragjedinë, heroizmi i punonjësve

280

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi sërish pas tërmeteve që prekën vendin. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Lleshaj falënderoi punonjësit e policisë, zjarrfikësit, doktorët, infermierët dhe të gjithë qytetarët e tjerë që po ndihmojnë në kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve.

“I vetmi ngushëllim për tragjedinë e sotme është heroizmi i pashoq i punonjësve të Policisë, të Ushtrisë, Zjarrfikseve, Shërbimit shëndetesor, vullnetarëve e shumë të tjerëve. Mirënjohje pafund për secilin”, shkruan Sandër Lleshaj.