GREQI / Gjak në shinat e trenit! Tërhoqi zvarrë tre këmbësorë, humb jetën një dhe dy te tjeret përfundojnë në spital

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur sot ku një tren tregtar që udhëtonte nga Selaniku në Eidomeni tërhoqi zvarrë tre persona në këmbë.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 të mëngjesit në lartësinë e liqenit të Kilkisit.

Mediat vendase raportojne se në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shtatë zjarrfikës me dy automjete dhe autoambulanca të EKAB-it që kanë transportuar të plagosurit në spital. Një person pa ndjenja është transportuar dhe dorëzuar në EKAB, si dhe një tjetër i plagosur si pasojë e tërheqjes zvarrë nga treni .  Në vendin e ngjarrjes kane mbritur dy automjete zjarrfikes dhe shtatë punonjës të cilët kanë bërë të mundur edhe transportin e viktimes dhe te plagosurve për në spital..