Pneumonia është një formë e infeksionit akut respirator që prek mushkëritë. Mushkëritë përbëhen nga qeska të vogla të quajtura alveola, të cilat mbushen me ajër kur një person i shëndetshëm merr frymë. Kur një individ ka pneumoni, alveolat janë të mbushura me liquid, gjë që e bën frymëmarrjen të dhimbshme dhe kufizon marrjen e oksigjenit.
Disa fakte interesante:
• Pneumonia përbën 15% të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç, duke vrarë 808 694 fëmijë në 2017.
• Pneumonia mund të shkaktohet nga viruse, baktere ose funge.
• Pneumonia mund të parandalohet me imunizim, ushqim adekuat dhe duke adresuar faktorë mjedisorë.
• Pneumonia e shkaktuar nga bakteret mund të trajtohet me antibiotikë, por vetëm një e treta e fëmijëve me pneumoni marrin antibiotikët e nevojshëm.