Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë bërë një pakt për të mos lejuar emigrantët që të votojnë në vitin 2025.
Spahiu theksoi se Berisha dhe Rama kanë rënë dakord dhe se përgjegjësinë do të mbajë KQZ, e cila do të thotë se nuk ka përgatitur infrastrukturën zgjedhore.
‘Sikur vërtetë parlamenti të kishte luftë dhe përplasje të vërtetë do të isha i lumtur. Në çdo garë apo ndeshje kur rezultati përcaktohet në tavolinë skam më betejë apo luftë politike, por teatër politik. Nga shtatori deri në fushatën elektorale do të kemi një teatër që herë do të shfaqet si betejë mes partive politike dhe herë si debat parlamentar. Ka një pakt mes Berishës dhe Edi Ramës për të pamundësuar votën e emigrantëve në 2025. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord që të bëjnë sikur e kanë votuar të drejtën e emigrantëve por do t’ja faturojnë KQZ-së si përgjegjësi i vili do të dalë të thotë se nuk kishin kohën e mjaftueshme për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore. Në pikat kryesor dy persona kanë deformuar vullnetin politik të parlamentit.’- tha Spahiu.