Problemi me Pensionin Kombëtar për emigrantët kërkon kohë. Një vendim i ri ministror jo vetëm që nuk zgjidh diskriminimin, por e përjetëson atë, duke krijuar nënkategori të reja.
Dihet që në këtë drejtim preken numri më i madh i shqiptarëve në Greqi, (bëhet fjalë për brezin e pare)
Një nga premtimet e qeverisë aktuale shqiptare ka qenë në vitin 2019, se do të zgjidhte këtë problem me vendin fqinje, por me sa duket do marrë akoma kohë, por shpresa për zgjidhje të problemit mbetet e gjallë ende.
Sipas legjislacionit aktual (L.4387/2016) emigrantët, ashtu si shtetasit grekë, për të përfituar masën e plotë të pensionit minimal (384 euro) duhet të kenë plotësuar të paktën 20 vite sigurim. Emigrantët, megjithatë, për ta marrë atë, duhet të plotësojnë një kusht shtesë: të dëshmojnë 40 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi.
Ata që nuk plotësojnë këtë kusht përfitojnë pension të reduktuar në raportin 1/40 për çdo vit që mungon. Vërtetimi i 40 viteve të qëndrimit të ligjshëm është i pamundur për shumicën e shtetasve të vendeve të treta, pasi mënyra e vetme e certifikimit janë lejet e qëndrimit dhe procesi i parë i koordinuar i legalizimit në Greqi ka nisur vetëm në vitin 1998.
Llogaritja e ndryshme e pensionit për shtetasit e vendeve të treta anashkalon atë që përcaktohet në Kodin e Imigracionit dhe Integrimit Social (nr. 21 par. 2 i ligjit 4251/2014) në lidhje me barazinë e të drejtave të sigurimit të shtetasve dhe të huajve që banojnë ligjërisht në vendi.
Ulja e pensionit kombëtar në bazë të viteve të qëndrimit çon në pensione shumë të ulëta dhe në të njëjtën kohë në pabarazi shumë të mëdha mes të siguruarve me të njëjtën periudhë sigurimi dhe të njëjtat të ardhura pensionale.
Kohët e fundit është nxjerrë një vendim i përbashkët ministror që përcakton një mënyrë të re të llogaritjes së pensionit kombëtar të emigrantëve që vijnë nga Shqipëria dhe ish-Bashkimi Sovjetik, duke ulur për ta vitet e nevojshme të qëndrimit të ligjshëm nga 40 në 30.
Është e qartë se kjo dispozitë specifike bën nuk zgjidh diskriminimin por përjetëson.
Nga njëra anë, sepse nuk ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendeve të treta, duke krijuar një nënkategori më shumë dhe dy shpejtësi në përllogaritjen e Pensionit Kombëtar për të huajt. Nga ana tjetër, për shkak se reduktimi në 30 vjet nuk është i mjaftueshëm për shumicën e emigrantëve legalizimi në bazë të ligjit është vendosur në vitin 1998, pra 25 vjet më parë.
Me pak fjalë, pas kaq vitesh mosveprimi apo mungesë rregullimi nga ana e shtetit, duhet të shfuqizohet përfundimisht kërkesa shtesë prej 40 apo 30 vitesh qëndrimi të ligjshëm, përveç viteve të sigurimit. Këtu bëhet fjalë për ata që mbushin kriterin për marrjen e pensionit kombëtar, ndërsa për të tjerë që kanë më pak kontribute as që bëhet fjalë.
Por një dritë jeshile për shqiptarët mbetet takimi në rang drejtorie midis dy vendeve për të zgjidhur njëherë e mire këtë problem jetik. Brenda një kuadri të shkurtër janë bërë dy takime, dy takime që mbeten shpresë për shqiptarët në Greqi.
Pyetja shtrohet se ku shkojnë kontributet e punuara te shqiptarve në Greqi?