Leje pas leje, qarkore pas qarkore ka sunduar politikat e emigracionit ne Greqi, në një kohë që vendet fqinjë anëtare te BE-së kanë bërë hapa të rëndësishme në dhenien e statutit dhe integrimin e tyre.
Statuti i emigrantit ne Greqi nuk njihet e jo më të jepet emigrantëve si ne vendet e tjera edhe pse keta kanë mbushur te gjitha kriteret. Mungesa e vullnetit politik nga ana e qeverise greke për nje emigracion te ligjshëm simbas ligjeve evropiane vazhdon edhe pse emigracioni shqiptar po mbyll tre dekada ne kete vend demokratik.
Nëse vendet e tjera te Evropës nxjerrin qarkore për një harmonizim dhe udhezime te reja për qartësime të metejshme ne integrimin e tyre, Greqia nxjerr qarkore dhe udhezime te pafundme për legalizime duke vështirësuar dhe hedhur ne rrugë qindra e mijra emigrante shqiptare që më pare ishin te legalizuar. Aktualisht sot kane humbur te drejten qendrimit rreth 30 mije shqiptare te moshuar mbi moshën 70 vjeçm ku më pare nën driten e këtyre qarkoreve humbën dhe vitet e punuar per njohjen e pensioneve te pjesshme. Statusi iemigrantit presupozon te drejtat e plota dhe nuk ka te beje me marrien e shtetise.
Greqia e 2018 eshte sot i vetmi vend qe nuk njeh ketë fjale dhe jo me ta praktikoje ate.
]