Statuti i ri/ Edi Rama ikën nga detyra vetëm po humbi zgjedhjet

Politika

Partia Socialiste pritet që në Kongresin e 9 prillit të miratojë dhe ndryshimet e reja në Statut. Një nga ndryshimet lidhet dhe me mandatin e kryetarit të Partisë. Ai ka një mandat 4 vjeçar dhe draft-Statuti parashikon disa raste kur mund t’i ndërpritet para kohe.

Mandati i Kryetarit të Partisë është katër vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:

a. Jep dorëheqjen;
b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme;
c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të partisë;
d. Në rastet e germës “b”, Kryetari i Partisë është i detyruar të japë dorëheqjen. Në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të Kryetarit.
e. Në rastet e pikave “b”, “c”, ish-Kryetari i Partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri.
f. Kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë brenda 30 ditëve.