Tahiri, takim me emigrantët në Athinë

Emigracioni

PO NA VJEN -2Nesër  Ministri i Brendshëm i Shqipërisë z. Tahiri, ora 18.30 do të zhvilloj një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, në kuadër të procesit të regjistrimit të emigrantëve, si dhe për problemet dhe shqetësimet e tyre. Por mbi të gjitha z.Tahiri pritet të bëj takim edhe me homologun grek lidhur me problemin e refugjateve.

Ministri Tahiri në takimin e së nesërmes vjen në Athinë pas një indiferentizmi, për të kërkuar ku llogari se ku banojnë emigrantët, në një kohë që për dy dekada e gjysëm shteti shqiptar i kishte braktisur aq sa nuk ishte në gjëndje të dinte se sa emigrantë ka, ku janë dhe sa u mbrohen të drejtat e tyre. Është ky shtet që vetëm emigrantëve në Greqi nëpërmjet shërbimeve konsullore, ku shteti vulos shtetin u ka zhvatur emigrantëve rreth 80 milionë euro. Një turp qe në vetvete mban vulën e shtetit shqiptar, duke i kthyer ambasadat në fabrika prodhim parash, nga mundi dhe djersa e emnigrantëve.

Nga ana tjetër ministry shqiptar vjen në më 7 Prill të 2016, në një kohë ku në prag të fushatës të 2013 zoti Rama u premtoj aq shumë emigrantëve në Greqi, sa nuk pati mundësi apo dëshirë të vinte në praktikë asnjë prej tyre.

Ai do tu thotë emigrantëve mbi të gjitha se brenda 5 muajve nga sot të gjithë emigrantët duhet t’i komunikojnë shtetit shqiptar adresën e saktë të banimit. Nëse nuk e bëjnë, “autoritetet përgjegjëse, brenda dhe jashtë territorit të Republikës Shqipërisë, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës”.

Pasi këtë parashikon ligji 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” i miratuar më 18 shkurt nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i botuar në Fletoren Zyrtare më 9 mars.

Se si duhet të regjistrohen shqiptarët në emigracion akoma nuk është e qartë. Në fakt, ligji i jep Këshillit të ministrave 30 ditë nga hyrja në fuqi që të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij, ndërsa “autoriteteve përgjegjëse u jepen 90 ditë nga hyrja në fuqi, që “të njoftojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për detyrimin e vetëdeklarimit të adresës pranë autoriteteve përgjegjëse”.

Siç u shpjegua pak muaj më parë në “Kuvendi miraton ligjin për regjistrimin e emigrantëve. Pasojat negative që mund të ketë”, nëse ligjet e tjera nuk ndryshojnë, me vetëdeklarimin e adresës jashtë Shqipërisë, emigrantët humbasin edhe në letër të drejtën e votës. Nëse nuk deklarojnë adresën, “u pezullohet” e drejta për të pasur shërbime nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të atyre “me karakter humanitar që përfaqësitë diplomatike dhe konsullore u ofrojnë shtetasve” që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Por mbi të gjitha le të presim se cfarë do tu thotë ministry emigrantëve, në një kohë kur qeveria nuk ka realizuar asnjë premtim gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 2013

Shënim : Takimi do të organizohet në Universitetin Nju Jork (Kolegj) në Athinë,  Leoforo Amalias nr. 38 përballë qendrës së konferencave Zapio.