Me siguri askush prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë që sytë bojë qielli mund të nënkuptojnë risk më të lart të kancerit të lëkurës, por besojeni ose jo, ekziston një lidhje.
Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.
Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri:
Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.
Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore. Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.
Sytë ngjyrë kafe dhe të errët:
Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.
Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës. Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira. /Shekulli/