Sipas informacioneve fillestare të mediave greke 36 – vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në sheshin Estavromenos, në rrugën Kolokynth dhe Lenorman nr.137 në zonën Kolono. Ngjarrja ka ndodhur diten e premte rreth orës 20.30, raportojnë mediat vendase.
Prej andej, ai eci afërsisht 100 metra deri në automjetin e tij, nga ku u mor i plagosur nga autoritetet pak kohë më vonë.
Policia shkoi me nxitim në vendngjarje dhe gjeti dy gëzhoja. Vërehet se dy persona janë arrestuar dhe aktualisht po ekzaminohen. 36-vjeçari shqiptar u transportua me ambulancë të EKAB me lëndime të rënda në bark në spitalin “Attikon”. Nuk janë dhënë informacione të mëtejshme rreth gjendjes së tij shëndetësore për momentin.


