ISH-MINISTRI SOCIALIST : INTEGRIMI NE BE NUK ËSHTË NUMRI I KAPITUJVE, ASNJË DATË E PARACAKTUAR

Aktualitet Opinion Politika
Integrimi ne BE nuk êshtë numri i kapitujve dhe asnjë datë e paracaktuar. Përfitimet reale janë standartet e demokracisë, produktiviteti konkurrues i ekonomisë, solidariteti dhe kohezioni social.
Lufta kundër krimit tê organizuar dhe kriminalizimit të politikës dhe ekonomisë, konkurencë kundër duopoleve, monopoleve dhe oligarkisë qeveritare – janë parakushte jetike. Por sa realist është afati i vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE:
Qëndrimi i Komisionit Evropian (KE): KE e konsideron mbylljen e negociatave me Shqipërinë brenda vitit 2027 si një objektiv „ambicioz, por të arritshëm“,
me kusht që të vazhdojnë reformat dhe dialogu politik (Shqipëria ka hapur 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 4 prej tyre).
Vlerësimi i ekspertit (Milan Nič – DGAP): Afati 2027 konsiderohet tepër ambicioz. Viti 2028 shihet si më realist dhe më i besueshëm, për dy arsye kryesore:
Zbatimi i reformave dhe përshtatja me standardet e BE-së kërkon kohë reale në administratë dhe nuk mjafton thjesht rishkrimi i ligjeve në letër. Nxitimi i tepërt mund të ngjallë dyshime te shtetet anëtare, të cilat kërkojnë provueshmëri dhe besueshmëri në zbatimin e reformave.
Sfidat e brendshme dhe skeptizizmi: Korrupsioni sistematik dhe reforma në drejtësi: Edhe pse puna e SPAK-ut vlerësohet, ekspertët (si Arnisa Tepelija) theksojnë se BE-ja duhet të adresoje korrupsionin sistematik dhe jo vetëm hetimet individuale. Burimet diplomatike tregojnë skepticizëm për shkak të çështjeve politike/skandaleve dhe mënyrës se si qeveria trajton protestat.
Kultura institucionale: Mungon autonomia dhe mendimi kritik në nëpunësinë civile, ku ende dominon bindja ndaj eprorëve.
Mungesa e një opozite të besueshme: Ekspertët vërejnë se pakënaqësia qytetare nuk përkthehet lehtësisht në alternativë politike, pasi opozita aktuale nuk shihet si alternativë e gatshme për ndryshim pushteti.
Vendimmarrja përfundimtare:
Përfundimi i negociatave nuk varet vetëm nga raportet pozitive të Komisionit Evropian, por kërkon miratimin e secilit shtet anëtar.
Për këtë arsye, për Shqipërinë po diskutohet edhe opsioni i integrimit gradual (afrimi hap pas hapi përpara anëtarësimit të plotë).