Në thellësi të Atlantikut u shkrua finalja tragjike në kërkimin e nëndetëses Titan teksa kompania Oceangate njoftoi dje se 5 pasagjerët e saj kanë vdekur.
Pesë personat në bord ishin themeluesi amerikan OceanGate Stockton Russ 61-vjeçar, oqeanografi francez Paul-Henri Narzolet 77-vjeçar, miliarderi britanik 59-vjeçar Hamish Harding, biznesmeni pakistanez 48-vjeçar Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Sulejman.
Dje të enjten, mbeturinat u gjetën në zonën e kërkimit në rrënojat e Titanikut.
Roja Bregdetare e SHBA e përshkroi fundin si një shpërthim të madh që shkatërroi anijen e thellë.
Eksperti Davids Mearns, mik i dy prej pasagjerëve në bordin e Titanit, konkretisht miliarderit britanik Hamish Harding dhe oqeanografit francez Paul-Henri Narzolet, vuri në dukje se një president (kompanie), i cili po bisedonte me anijet, mori një mesazh, ku thuhet se “ndër mbeturinat e gjetura janë mjetet e uljes dhe pjesa e pasme e nëndetëses”. Ai shtoi se karakteristikat e gjetjeve dëshmojnë se ato “i përkasin” nëndetëses
https://twitter.com/i/status/1671927490082750478