Trishtim: Përmbyset një varke, 39 emigrantë rezultojnë të zhdukur

Bota

Një operacion shpëtimi u ngrit sot për të gjetur 39 persona të zhdukur pasi anija në të cilën ndodheshin u përmbys të shtunën, sipas Rojës Bregdetare të SHBA.

Varka, e cila po lundronte nga ishujt Bimini në Bahamas, u përmbys rreth 70 kilometra nga Fort Pierce Inlet Park për shkak të motit të keq, tha Roja Bregdetare e SHBA në Twitter, duke vënë në dukje se ekziston dyshimi për një operacion të nisur nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm.