Tronditet politika, Alqi Bllako gati të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja ministrat dhe ish-ministrat që rrezikohen nga afera e incenratorëve

Politika

Ish -deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili u la në qeli pak ditë më parë mund të shkoj drejt bashkëpunimit me drejtësinë. Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, atëherë mund të ketë shumë ministra dhe ish-ministra, të cilët mund të jenë të përfshirën në aferën e inceneratorëve dhe mund të rrezikojnë që të kenë të njëjtin fat si Bllako.

Ndërkohë, avokati i tij, Sokol Hazizaj, ka deklaruar se Alqi Bllako ka shprehur vetëm një dëshirë, që të përballet me organet e drejtësisë, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në një intervistë televizive, avokati Sokol Hazizaj shtoi se Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Madje zoti Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë.“Bllako ndodhet në ambientet e paraburgimit si pasojë e vendimmarrjes së Gjykatës së shkallës së parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi. Vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë dhe kjo do kohën e vet për të identifikuar provat”, tha ai.

Ndër të tjera, avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionarë i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur janë pozitë të tillë. Ai tha, se Bllako nuk ka qenë funksionar i lartë publik.“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik. Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.