Fluturimet e para u nisën nga Aeroporti i Ushtrisë Biggs të enjten në mbrëmje, sipas një zyrtari të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
SHBA ka nisur me deportimin e emigrantëve pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka ndarë ditën e sotme pamje të emigrantëve të rreshtuar, të prangosur dhe gati për të hipur në një avion ushtarak, duke deklaruar: “Fluturimet e dëbimit kanë filluar”.
“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”, thuhej në postimin në platformën “X”.