Roland BADENI / Drejtuar zoterinjëve të Drejtësisë Shqiptare që kanë mbaruar juridikun dhe shkollën e lartë në periudhën 1997 që dihet se si funksionte dhe sa fuksiononte…
Shteti – Kontrolli – Institucionet – Drejtësia
Për dijeni të publikut shqiptar që ndjek me vemëndje çdo ditë (përveç halleve dhe problemeve që ju paraqet jeta e vështirë në shoqërinë shqiptare, e t’kurur në një ekonomi që çdo kush e ndjen mire nga portofoli i tij…
Duke përballuar me realitetin i shtohen dhe cinizmat dhe veprimet pa precedente të krerëve të drejtësisë shqiptare, me të cilët me çdo kusht dhe me mundësinë me të parë që ju jepet të minojnë apo të shkatërojnë atë që çdo shqiptarë ka pritur dhe pret gjatë kësaj periudhe 26-vjeçare. Për një shoqëri ku të dominojë barazia dhe drejtësia për çdo shtetas shqiptar.
Duke qene të verbër, të një anshëm, të prirur nga instike jo largëpamëse, larg çdo interesi kombëtare për të pasur një polici të varur nga politika dhe interesa primitive, individuale, duke cënuar e prekur mos vazhdimësinë e këtij organi si një organizëm i depolitizuar, vendosën të marrin masa administrative ndaj kreut drejtues dhe specialistëve të policisë shqiptare, duke bërë të ditur çdo efektivi apo kuadri të policisë së shtetit se: Nëse ju do reformoni apo organizoni një polici të pa varur nga politika që bie ndesh me interesat partiake, do e shihni vehten jeshtë këtyre strukturave, për të mos thënë dhe brenda hekurave. Si të akuzuar për mos bindje apo shkelje të urdhëresave partiake mburravece”. Ky qe mesazhi që zoti Llalla dha dje për gjithë kuadrot e policisë së shtetit!
Ku qendron dhe sa qendron shkelja e ligjit për aparaturat me të cilat po përgatitej policia e shtetit të paisej?
Një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2007, ndërmjet dy shteteve Shqipëri-Itali, për shkëmbim përvoje, eksperience, personeli dhe aparaturave e mjeteve shkencore bashkëkohore, për të cilat policia e shtetit ishte priviligjuar kaq kohë nga mungesa e inisiativës të krerëve drejtues partiakë në këtë institucion.
Ku si rrjedhojë do kishte një efektivitet shumë më të madh në parandalimin dhe zhdukjen e krimit të organizuar, apo terrorizmit si veprimeve të tjera të natyrave të ndryshme kriminale.
Për të mos dashur të bie as vetë në lojra partiake, sepse kam qenë dhe do jem larg çdo loje të tillë, do doja t’i bëja me dijeni k/prokurorit z. Llalla se: Është turp për të personalisht që mban akoma atë post drejtues dhe aq delikat për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u nisur nga idea dhe praktika që kreu i një institicioni ka të bëjë me drejtësinë shqiptare, nuk ka nxjerrë akoma një urdhëresë qoftë dhe për verifikim, për personat që kanë lidhje me atë, që quhet tradhëti kombëtare. Nuk besoj se ka shqiptarë apo shqiptare i kujt partie qoftë, i kujt besimi fetar , çdo krahine që s’do bashkohej në idenë se, personi apo personat të cilët kanë kryer një veprimtari apo veprimri anti-kombëtare ( tradhëti ndaj kombit), duhet të jenë në bankën e të akuzuarve, një orë e më parë.
E pra, duke hedhur firmat në një marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, persona tani më të identifikuar në rradhët e partisë demokratike.
Në periudhën që ishin në krye të këtij vendi, kryhen një veprimtari duke hedhur firma në konventa ndërkombëtare që ju jepnin të drejtën e vendit fqinjë Greqisë, të pretendojë hapsirën detare ndërmjet dy vendeve, duke i rezervuar në një të ardhme si kjo e sotmja Shqipërisë dhe shqiptarëve probleme, të cilat nuk i dihet si do të jetë përfundimi.
Kjo veprimtari në shkallën më të lartë quhet – tradheti kombëtare, dhe nga Kushtetuta parashikohet shkelje e integritetit sovranitetit të kufirit të Republikës se Shqipërisë. Mos mendoj askush se kjo mund të merret si gabim i drejtuesve politike të asaj kohe.
Sovraniteti i Republikës Shqipërisë i përket popullit shqiptar, si dhe kufijtë e saj janë pjesë e pa prekshme e çdo lloj sekti politik, apo politikani qoftë i kujdo partie.
Ekzistenca e këtyre personave që deri më sot i kanë shpëtuar drejtësisë shqiptare në pozitat dhe besimin që ju dha populli shqiptar, patën si detyrë që rë respektonin dhe të mbronin sovranitetin dhe intetgritetin e kufinjve të Republikës se Shqipërisë. Dhe jo të firmosnin në konventa apo marrëveshje, që ju japin të drejtën e fjalës palës greke, për një marrëveshje që është pranuar nga kasta politike e asaj kohe shqiptare.
Pra zoti prokuror, ku jeni ju me këto… që janë probleme të ditës?
Zoti Llalla, në lidhje me punën e lodhshme që kanë kryer dhe kryejnë efektivat e policisë, të cilët duke vënë çdo ditë në rrezik jetën e tyre dhe familjeve që vijnë pas, si e shpjegoni ju që në mënyrë masive kapen çdo ditë shkelës të ligjit, dhe të nesërmen ata i sheh në rrugë…?
Përse nuk tregoheni kaq i ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve? A jeni në dijeni në listën e avokatëve të vendit ekzistojnë njerëz që nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme, por gjatë periudhës që ju u diplomuat kanë marrë dhe ata dipllomat e avakoturës si ju, ku më vonë janë përdorur dhe si ish-agjentë të interpolit shqiptar?
– Janë këta ca copra injorantësh që nuk dinë të lidhin dy fjalë…