Turpi : Provokojnë politikanët, zyrtarët e lartë, deputetët me pensionet shumë milionëshe

1107

TURPI 1-1Në ditët më të vështira po provokohet populli ynë nga pensione që sigurojnë një jetesë shumë të mirë. Ky është shpërblimi i pleqërisë, për ata që mbajnë së paku për një periudhë dy vjeçare një funksion të lartë. Bëhet fjalë për një kastë politike që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin. Janë këta parasite si:  Presidenti, Kryeministri, Kryetarin e Kuvendit, deputetët, ministrat e kabinetit qeveritar, prokurori i përgjithshëm, e shumë e shumë të tjerë apo udhëheqës partie që me pensione milionëshe përball varfërisë po tregojnë se sa u hapet barku për popullin. Në bazë të ligjit nr.8097 “ Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të gjithë ata që mbajnë një funksion kushtetues përfitojnë një pension që arrin në total deri në 75% për qind të pagës referuese që kanë marrë në një nga këto funksione kushtetuese.  Ky ligj, i miratuar që në vitin 1996, është ndryshuar disa herë. Herë duke ulur masën e përfitimit që fillimisht ishte 90% e pagës referuese, dhe herë të tjera duke shtuar kategoritë e funksioneve kushtetuese që mund të përfitojnë pensione të tilla luksi. Përfitimet i marrin të gjithë ata që kanë mbajtur një nga këto funksione që nga data 1 prill 1991. Pensione suplementare, rroga shtesë edhe pas lënies së postit, janë të përcaktuara në ligjin nr.8097, datë 21.03.1996. “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Ligjvënësit, teksa kanë bërë gati ligjin për mënyrën se si do të shpërblehen ata pas lënies së postit janë kujdesur të shpjegojnë edhe qëllimin që ka ai. “Qëllimi i këtij ligji është që të jepen përfitimi shtetërore suplementare, si të ardhura shtesë përmbi përfitimet që jepen nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror”, – thuhet në nenin 2 të këtij ligji, i cili përcakton edhe dy grupet që përfitojnë këto shpërblime ekstra edhe pas lënies së një funksioni kushtetues. Mjafton që së paku të kenë mbajtur një post kushtetues ose mandat deputeti për tre vjet.

 Përfitojnë

Ligji përcakton dy kategori kryesore që përfitojnë. Në grupin e parë bëjnë pjesë: kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kryetar i Këshillit të Ministrave, Anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Kryetari i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm si dhe deputetët e Kuvendit Popullor e anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Kasacionit. Ndërsa në grupin e dytë klasifikohen sekretarët e Shtetit, Zëvendësministrat, Zv.Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesit Politikë të Presidencës, të Kuvendit Popullor, të Ministrive.

Kushtet

Sipas ligjit kushtet e përfitimit të një pensioni shtetëror suplementar të pleqërisë, për personat e klasifikuar në grupin e parë: të ketë mbushur moshën 55 vjeç ose para kësaj moshe, kur është deklaruar invalid i plotë, sipas Ligjit nr.7703, datë 1.05.1993, i ndryshuar; nëse bën pjesë në këtë grup (shkronja “a”), të ketë kryer jo më pak se 1 vit e gjysmë në funksion, me përjashtim të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave; nëse bën pjesë në këtë grup (shkronja “b”), të ketë kryer jo më pak se dy vite shërbimi; nëse nuk plotësohet periudha e shërbimit, përfitohet pension suplementar i reduktuar, në raport me periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; të jetë ndërprerë veprimtaria ekonomike. Ndërsa për personat e klasifikuar në grupin e dytë duhet të ketë kryer 35 vite shërbimi, ose pas arritjes së moshës për pension të plotë pleqërie, ose para kësaj moshe, kur deklarohen invalid i plotë, sipas Ligjit nr. 7703,datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Masa e përfitimit 

Po sipas këtij ligji që përcakton përfitimet e atyre që mbajnë funksione të ndryshme kushtetuese; “për personat e klasifikuar në grupin e parë: për grupin e parë (shkronja “a”) për dy vjet shërbimi personi përfiton 25% të pagës referuese dhe 5% më shumë për çdo vit shërbimi mbi këto dy vjet; për grupin e parë(shkronja “a”) personat të cilët nuk plotësojnë periudhën e shërbimit, përfitojnë pension suplementar të reduktuar të barabartë me 1% të pagës referuese, për çdo muaj shërbimi në funksion apo detyrë; për grupin e pare (shkronja “b”) për 2 vjet shërbimi personi përfiton 20% të pagës referuese dhe 5% më shumë për çdo vit shërbimi mbi këto 2 vjet; pensioni shtetëror suplementar maksimal nuk duhet të jetë më i madh se 60% e pagës referuese; masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75% e pagës referuese të funksionit”, – thuhet në nenin 17 (ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.9061, datë 8.5.2003, neni 9), të këtij ligji ku përcaktohet masa e pensionit shtetëror plus pensionin e thjeshtë. Po ashtu po në të njëjtin nen thuhet se “Për grupin e parë (shkronja “b”) personat të cilët nuk plotësojnë periudhën e shërbimit, përfitojnë pension suplementar të reduktuar sa 0.8% të pagës referuese, për çdo muaj shërbim në funksion apo detyrë; pensioni shtetëror suplementar maksimal nuk duhet të jetë më i madh se 50% e pagës referuese; masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75% e pagës referuese të funksionit”. Ndërsa për personat e klasifikuar në grupin e dytë: shkronja “a”, personi përfiton 1.5% në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi; për grupin e dytë, shkronja “b”, “c”, personi përfiton 1.3% në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi; për grupin e dytë, shkronja “d”, personi përfiton 1% në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi; pensioni shtetëror suplementar maksimal nuk duhet të jetë më i madh se 40% e pagës referuese; masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75% e pagës referuese të funksionit.

turpi ne ficus news

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: