Z Kerry: Mos harroni Shqipërinë!

1123

urimi 1-1URIM GJATA /  Keq qeverisja dhe humbja e shpresës, papunësia, krimi, korrupsioni, po bën që populli i uritur të marrë rrugët e Europës për një copë bukë. Mafia me emrin Rilindje ka marrë peng dhe po drejton shtetin. Parlamenti Shqiptar është i mbushur me kriminelë, drogaxhij dhe ish bashkpuntorë të sigurimit të shtetit. Kjo është Shqipëria e fillim vitit 2015-të, e drejtuar nga Rilindja, një pasardhëse e denjë e ish diktaturës të Partisë së Punës.

Qytetarët shqiptarë  po përballen sot me sfidën e mbijetesës.

Rritja e nivelit të papunësisë ka zhytur shqiptarët në borxhe për bukën e femijëve dhe çfarë  është më e keqe, nuk kanë asnjë shpresë se situata do të jetë më mirë në muajt që vijnë.

Shkaku i varfërisë;

  • Eshtë pabesia, poshtërimi dhe premtimet e pambajtura të 23 qershorit 2013, që janë taksat e larta, çmimet e larta, diskriminimi, moszbatimi i ligjit njësoj për të gjithë.
  • Eshtë papunësia e ngritur në themel të një regjimi që pasi na mori bukën e gojës, kërkon të na blejë dinjitetin me një thes  miell, njësojë si për  të djathtë e të majtë.
  • Të larguar padrejtësisht nga puna qytetarë që po vetëvriten, mijëra familje në luftë për mbijetesë për bukën e gojës,  mijëra të larguar nga eksodet,  mijëra të tjerë me lista borxhesh.
  • Çmime që vetëm ngrihen, korrupsion kudo, asnjë plan në horizont që të lindë shpresë për ndryshim.

Kjo qeveri e destinuar për ta poshtëruar në maksimum qytetarin.  Madje paturpësisht shprehen se qytetarët e këtij vendi nuk po largohen nga Shqipëria drejt Perëndimit nga varfëria dhe për një kothere buke, por për një jetë më të mirë, për eksperienca të reja. Kjo kastë oligarke nuk njeh pendim për këtë gjëndje që ka krijuar, por  po angazhohen për të rimashtruar këtë popull me 2000 leksha dhe thasë mielli. Propaganda e Rilindjes  po projekton me kujdes mashtrimet  e radhës që do t’i serviren votuesve. Këta banditë në pushtet nuk kanë të ndalur po nuk i ndali ky popull.

Hakmarrje  e tyre është patologjike dhe  e trashëguar nga gjeni oligarkik diktatorial që mbajnë në vena. Fantazma e zezë e tyre po u sillet rrotull shqiptarve duke ushtruar pambarimisht presion, premtime, lajka.

Rilindjen e ka zënë frika.

Po denoncohen nga çdo qytetar  që sot ndihet i dhunuar, i gjunjëzuar, i poshtëruar nga padrejtësia qeveritare, nga mjerimi dhe humbja e shpresës për të ardhmen. Në anën tjetër qytetarët janë zgjuar dhe po derdhen shesheve, duke e paralajmëruar kastën kriminale që drejton vendin për fundin e hidhur që po e pret. Po në heshtje është lidhur një aleance e madhe historike nga qytetarët shqiptarë të majtë e të djathtë, që sytë e dhjamur të kësaj qeverie nuk mund ta shikojnë. Për herë të parë Kombi ka uri për të votuar, sepse po kërkon një orë e më parë të rrezojë “Rilindjen”  bashkë me të edhe Edi Ramën. Këtë radhë votat, do t’i mbrojnë vetë qytetarët!!

Z Kerry, mos harroni Shqipërinë!

kerri ne focus news




Këtë e pëlqejnë %d blogues: