Emigranti Genc Pepa : Koncert humanitar për fëmijët e sëmurë në Greqi

Emigracioni Kryesore

Një Koncert human që rrallë e kemi parë ose asnjëherë në Greqi, por sot përbën një xhest të vertetë human me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire të vendit.

Është vetë emigranti Genc Pepa që banon  në Athinë dhe që duhet përgëzuar për inisiativa të tilla, kur ka të bëjë me raste të tilla humanizmi. Koncerti në Kretë në ishullin e largët të Greqisë pritet me interesim nga shqiptarët që banojnë atje, pasi këtë radhë është ndryshe, ku këngëtarët dhe insrumentitët nga ana e tyre do të japin këtë shfaqje falas.

Organizatori i këtij koncerti Genc Pepa njëkohësisht edhe president i Agjensise se Spektaklëve në Greqi lidhur me këtë është shprehur se: “Njeriu nuk duhet të mendojë vetëm për paranë, por duhet të mendojë edhe të veprojë me gjithë zemër si rasti i  fëmijës së sëmurë, pasi këta fëmijë të kësaj natyre kane në nevojë më shumë për ndihma të tilla humanitare. Familjet kur shikojnë nga na e tyre e lehtësojnë sadopak mërzitjen dhe dhimbjen, por edhe ne nga ana jone shlyejme nje detyrim moral”.

Lidhur me këtë Presidenti Pepa shton se, kohët e fundit u njoha me disa fëmije të sëmurë që janë shtruar në spitale të athinës dhe në atë të Kretës. Sinqerisht u preka sepse vetë jam baba i dy femijëve kur pashë fytyrat e fëmijëve dhe në atë cast brenda vetes sime vendosa që për ta dhe familjet e tyre të organizoja një koncert human, ku paratë e mbledhura të shkojnë familjeve të fëmijëve të sëmurë.

Thirrjes për këtë humanizëm ju përgjigjen shumë këngëtarë, të cilët nga ana e tyre pranuan që vinin pa asnjë shpenzim. Për këtë falenderoj këngëtarët si, Maya Aliçkaj, Silvia Gunbardhi, Dafi, Ervis Behari, Vladimir Rustemi, Eriola Cuko, Lirim Gjonbiba, Klodian Rama, Klodian Meçka dhe Armend Smahili, thotë Pepa .

Për këtë Koncert Human presidenti agjensisë Pepa, fton të gjithë bashkëatdhetarët tanë të marrin pjesë në këtë humanizëm për të ndihmuar këta fëmijë që kanë nevojë aq shumë në këto momente. Gjithashtu koncerti është mbështetur edhe nga kryetari i shoqatës së Emigrantëve z. Arben Cani./Focus News.al/