U nxor nga burgu ku mbahej padrejtësisht, viktima e parë nga tërmeti në Thumanë

Aktualitet

Dy vite më parë Kristian Preçi është i riu që do të linte paraburgimin, ku mbahej padrejtësisht për 4 muaj pa asnjë provë, për të gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies së tërmetit në zonën e Thumanës.

Lajmi është dhënë nga gazetarja Arjana Toçe, e cila shkruan:

“Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom.”.

Derimë tani 6 persona janë deklaruar zyrtarisht të vdekur nga ana e policisë, ndërsa dhjetra të tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja.