U vodhën 81 pasaporta, vazhdon hetimi i policisë

Greqi

Athinë – Një hetim nga Sigurimi i Atikës është në zhvillim e sipër për të hetuar një denoncim të një punonjësi të një kompanie korrierësh për vjedhje e 81 pasaportavepasaportash.

Në mënyrë të veçantë, sipas denoncimit të punonjësit, mesditën e sotme, gjatë një ndalimi që ka bërë në zonën e Kallitheas, një person i panjohur ka hequr nga pjesa e brendshme e mjetit, dy valixhe me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria e Pasaportave të Policia Helene.

Konkretisht, valixhet përmbanin 81 pasaporta dhe ishin të destinuara për dorëzim në departamentet e pasaportave.

Në njoftimin e policisë theksohet se, sipas procedurës aktuale, detyrën e ofrimit të shërbimeve të sigurta të korrierit për pasaportat dhe dokumentet e tjera mbështetëse e merr një kompani kontraktore në bazë të tenderit.