Aplikimi për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian u nënshkrua sot, të hënën pasdite nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky.
Nënshkrimet erdhën ndërsa negociatat midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë ishin duke u zhvilluar për të bërë paqe dhe për të ndaluar pushtimin rus.
Çfarë thotë aplikacioni?
“Presidenti i Ukrainës
28 shkurt 2022, Kiev
Shkëlqësia Juaj!
Me këtë letër, Ukraina, si shtet evropian që respekton vlerat e parashikuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian, ka nderin të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian.
Bashkëngjitur është një deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE.
Sinqerisht, Volodymyr Zelensky
Shkëlqesia Juaj Z. Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze, President i Këshillit të Bashkimit Evropian, Paris
Kopje: Shkëlqesia e Tij Z. Charles Michel, President i Këshillit Evropian
Shkëlqesia e saj Znj. Ursula von der Leyen drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian
Shkëlqesia e saj Roberti Mezoli, Presidente e Parlamentit Evropian…