UNË, ZEMRA DHE PRANVERA, PULSIM I PËRBASHKËT

Aktualitet

Nga AJETA PAVATA

 

Zemra rrënqethet n’pranverë

Është e urtë

Miqësore

E dëgjueshme

E fshehur n’grohtësi kraharori.

 

E urta zemër

Ka plot dëshira

Për një çast harron pezmin

Harro zhgënjimet

Harron se dje qe irituar

Kishte dimër-fortunë

Pranvera sot këtu qëndron ngujuar.

 

N’pranverë

Çuditërisht

Nervat zbresin shkallëve

Ca të tjera zbresin nga trarët

Disa ngjitur mbi re

Zbresin ngadalë

Ngrohen n’pranverë

Me kujtime t’acarit

Pranë diellit

S’është njësoj si pranë zjarrit.

 

Kjo zemër është arkiv moti

Plot vrull paqe

Mister pafund i ndjenjave të buta

Plot ritme me tinguj buzëqeshjeje

Me tinguj mërzie

Me vaditje marrëzie.

 

Unë

Zemra dhe pranvera

Pulsim i përbashkët.