Unicef: Ndërtesat emblematike anembanë botës u ndriçuan me ngjyrë blu për të shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve

Bota

Ndërtesat emblematike në mbarë botën u ndriçuan me nuancën blu të Unicef-it për të përkujtuar Ditën Botërore të Fëmijëve.

Në Greqi këtë vit u zgjodhën çadrat e George Zongolopoulos.

Aksioni u zhvillua me kërkesë të UNICEF-it në Greqi, i cili pranoi Fondacionin Georgios Zongolopoulos – si mbajtësin e vetëm të të drejtave të autorit të punës së tij.

Kërkesës i është përgjigjur edhe Bashkia e Athinës me skulpturën hidrokinetike Pentakyklo në bashkëbisedim me shatërvanin e ri në sheshin Omonia, Bashkia e Selanikut me çadra në Nea Paralia në frontin bregdetar të Selanikut dhe Bashkia Filothei – Psychiko me çadrat qendrore. Aksioni u ndoq edhe nga skulptura Umbrella e vendosur në hotelin historik Al Alamein në Egjipt dhe që i përket grupit të ndërtimit të EMAAR Misr të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ura Charilaos Trikoupis në Rio Antirrio u ndriçua me ngjyrë blu, ndërsa Kulla Eifel në Paris dhe qyteti antik Petra në Jordani ishin ndër ndërtesat që ranë në sy.

Ndërtesat nga Kopenhaga dhe Bukureshti e deri te Botsvana dhe Gambia ishin veshur me blunë e Unicef-it dhe nderuan edhe një herë të gjithë fëmijët e botës.