Vala e të nxehtit godet Greqinë në 42 gradë Celsius

654

Greqia është përballur sot me të tretën ditë radhazi me një valë tjetër të të nxehti, me rritjen e vazhdueshme të temperaturave mbi 40 gradë Celsius, që kanë shënuar 30 gradë Celsius edhe gjatë natës.

Herët në mëngjes temperatura në hije shënonte 35 grade Celsius.Vala e të nxehtit ka goditur veçanërisht, Greqinë Perëndimore dhe Veriperëndimore duke arritur kulmin e saj në 42 gradë Celsius.

Meteorologët vendas kanë parashikuar se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta deri të shtunën, ndërkohë që  mjekët kanë paralajmëruar se temperaturat e larta sidomos gjatë natës, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Kur vala e të nxehtit zgjatë me ditë të tëra, mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos te të moshuarit dhe fëmijët”, tha mjekja Eleni Politidou.