Më shumë se 30 emigrantë vazhdojnë të qëndrojnë ende në temperatura të ulëta
Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladianaj për ABC News, mësohet se një pjesë e 17 emigrantëve që janë lejuar më herët të hyjnë në territorin shqiptar kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore.
Disa prej emigrantëve janë transportuar në spitalin e Bilishtit, por edhe të Korçës.
Ata që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bilishtit mësohet se janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi ndodheshin në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa ata që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, janë rikthyer përsëri në tokën neutrale, duke i lënë përsëri pa zgjidhje dhe mes katër rrugëve.
Në këtë qark temperaturat janë të ulëta dhe kanë filluar reshjet e shiut, dhe dëborës, ndërkohë që nga pala shqiptare nuk është bërë me dije asnjë afat se deri kur do të qëndrojnë aty.
Policia është shprehur e vendosur që të respektojë në mënyrë rigoroze urdhrin e Ministres së Shëndetësisë dhe nuk do të lejojnë që këta emigrantë të hyjnë në Shqipëri./abcnews.al