Arrestohen 19 persona për trafik droge, mes tyre edhe 5 shqiptarë

703

19 persona të përfshirë në një bandë kriminale janë ndaluar nga policia italiane. Sipas mediave vendase, mes të arrestuarve janë 12 shtetas italianë, 5 shqiptarë, një rumun dhe një shtetas moldav.

Lidhur me këtë, policia ka sqaruar se operacioni ka nisur që prej muajit mars të vitit të kaluar në Monza, ku nga karabinierët u arrestua një shpërndarës droge nga Spanja, të cilit ju zbuluan në banesë një sasi prej 11 kilogramë marijuanë.

“Operacioni i cili është shtrirë në provincat e Milanos, Monzës, Brianzës, Bergamos dhe Xhenoas, ka arritur kulmin me shkatërrimin e organizatës kriminale në Milano, e cila merrej me trafik kokaine dhe marijuane”, shkruajnë mediat italiane.

Po ashtu autoritetet italiane kanë sekuestruar 16 kilogramë marijuanë, 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro, të cilat janë përfituar nga aktiviteti i drogës.