Vlerësimi i kandidatëve për deputetë, Yuri Kim mesazh kryetarëve të partive: Mbani përgjegjësi për ata që zgjidhni

165

Ambasadorja  e SHBA Yuri Kim u ka dërguar letër krerëve të partive politike  në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në letrën e saj nisur liderëve të partive politike ajo u ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të mbajnë përgjegjësi për to.

Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.

Kjo letër vjen në një kohë kur partitë ziejnë për përzgjedhjen e listave dhe ka debate të forta në lidhje me seleksionimin e kandidatëve.