Perla e Gushtit : Ilir Meta emëron “Brisin e Tatimeve” koordinatore për korrupsionin

60

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Briseida Shehaj do të jetë kordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL.

Meta tha se Shehaj do të jetë drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal për të t’u siguruar që muaji gusht të jetë një stuhi denoncimesh.

Briseida Shehaj do të jetë kordinatore e luftës kundër korrupsioni dhe drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara dhe të përfshirjes të gjithë qytetarëve dhe të gjithë nënpunësve që janë dëshmitarët më të mirë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin”, tha Meta.

Kujtojmë që Briseida Shehaj ka qenë një ndër drejtoreshat kryesore në Qeverinë e Edi Ramës dhe një nga më të sulmuarat nga opozita. Tani, pas shërbimeve të fundit që i ka bërë opozitës, Meta ka vendosur ta ngrejë në përgjegjësi. Vetëm se në mënyrë ironike, i ka gjetur pozicionin e gabuar.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: