Kreu i FRPD, Besart Xhaferri i konsideron strukturat akomoduese në Gjadër e Shëngjin për emigrantët që do të vijnë nga Italia, si një korrupsion politik të kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në një emision televiziv në edicionin e pasdites, Xhaferri thotë se është fatkeqësi për vendin tonë që u bë p-jesë e një marrëveshjeje të tillë, që nuk ka gjë tjetër në thelb veç burgosjes së migrantëve të huaj në atë që e cilësoi ‘burg të sigurisë së lartë’ në Shqipëri.
Sipas Xhaferrit, rreziqet për përfshirjen e tyre në trafik njerëzor apo dhe atë të drogës është i lartë, pasi nuk ka ende një afat kohor nga gjykatat italiane për të shqyrtuar kërkesat e tyre për azil.
‘E kam thënë që në fillim, është korrupsion politik i Edi Ramës. Do të jetojnë në një regjim burgu, s’ka asnjë gjë ndryshe nga burgu. Ëshhtë fatkeqësi që Shqipëria u bë pjesë e kësaj. Po bëhenmi burgosës të refugjatëve.
S’është humane që njerëzit mes detit të merren e të burgosen. Se meritojnë burgosjen. Në Shqipëri ekziston rreziku i ritrafikimit të tyre në Itali. Ekziston mundësia për t’u përdor si punëtorë të botës së krimit, psh, roje të platancioneve të kanabisit. Kampet janë biznes për mafien. Italia s’ka turp ta pronojë lidhjen e politikës me mafien, Shqipëria s’e pranon. Sepse qeveria këtu është e lidhur me mafien, s’kemi drejtësi të pavarur që ta hetojë.
Në javët e muajt në vazhdim do shkojë 3 mijë ose më shumë. Agonia e tyre do jetë shumë e gjatë, sepse sistemi i drejtësisë italiane s’i ka dhënë procedurë të përshpejtuar këtij kampi. Kjo agoni kaq e gjatë, që ëndrra e tij pë rnjë jetë më të mirë të trafikohet për interesa kriminale.
Kamp artificial, një zonë e nxehtë e kriminalitetit, trafikut dhe shkeljes së drejtave të njeriut’.
Gjatë intervistës me moderatorin Edvin Parruca, kreu i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri u ndal edhe te hapja e negociatave me BE, për të cilën thotë se është skeptik nëse Shqipëri do të arrijë ndodnjëherë t’I përmbushë kriteret e vendosura nga unioni.
Për Xhaferin, dinjitetit i të qenurit shqiptar është në nivelet më të ulëta.
‘Nëse BE ka ndërmed që të presë Shqipërinë t’i plotësojë ato fusha të rëndësishme, media të pavarur, drejtësi të pavarur, mendoj se do na marri 100 vite. Ose BE do përdori të gjitha mekanizmat e saj që një mazhorancë kaq autokrate të nisë e t’i bëjë ato. Kemi një qeverri të marrë peng nga krimi, pastrimi i parasë, peng nga një lidër që s’pranon të humbi, peng të oligarkëve strategjikë.
Janë edhe zgjedhjet aty në grup-kapitull. Kemi vetëm rënie dhe degradim të atyre grup-kapitujve. Apo mund të jetë një strategji gjeopolitike e BE për të mbyllur një sy dhe për t’u bërë pjesë e BE. Besoj se vendi ka qenë në stade më të mira, se sa sot. Jemi sot në një shtet autokratik. Nëse ne flasim e denoncojmë s’e pengojmë integrimin, përkundrazi. Pa opozitë do të rrëshkasim drejt Vuçiç e Rusisë. Kam frikë se mund të ndodhë skenari serb. Që i çel, dhe ende s’të pranon. Dinjitetit i të qenurit shqiptar është në nivelet më të ulëta. 46% varfëri Shqipëria s’ka pasur asnjëhetrë, sidmoso kur ka pasur shpopullim. Kanë humbur shpresën te politika dhe shpresa se ky vend do bëhet’, tha Xhaferri.